Voskopoja është një komunë që ndodhet rreth 21 km larg nga qyteti i Korçës mbi një pllajë 1160 metra mbi nivelin e detit. Voskopoja ishte qëndër e zhvilluar kulturore e themeluar në vitin 1330 e përbërë nga shqiptarë, arumunë egrekë. Në Voskopojë u vendos shtypshkronja e dytë në Perandorinë Osmane (pas asaj në Konstandinopojë), u themelua Akademia e Re, një jetimore (e para në botën post-Bizantine), një spital si dhe 24-30 kisha unikale. Anastas Kavaljoti ishte ai qe mendohet se përgatiti alfabetin e parë shqip, madje shkroi dhe disa traktate por që janë zhdukur.






0 comments:
Post a Comment