Home » »

Riviera Shqipare Mrekullia e Bregdetit Shqiptar

Riviera shqiptare (ose Bregdeti apo Bregu) është një zonë bregdetare  Qarkun e Vlorës përgjatë Detit të Jonit nën Malësinë e Akrokerauneve në jug të Shqipërisë. Nuk duhet ngatërruar me Bregdetin shqiptar në tërësi që përfshin Rivierën si dhe plazhet e sheshta ranore të Shqipërisë qendore dhe veriore. Tradicionalisht, ky rajon fillon me Parkun Kombëtar të Llogarasë, vazhdon poshtë me fshatart Borsh, Himarë, Qeparo, Piqeras dhe përfundon me Lukovën. [1] Burime të tjera shënojnë Sarandën ose Ishullin e Tongos si pikë mbarimi dhe Vlorën ose Gadishullin e Karaburunit si pikë fillimi. Riviera shqiptare u shpall nga Frommer's si Destinacioni më i Çmuar i vitit 2012.[2]
Në vitin 2009, rajoni morri vëmëndje ndërkombëtare pas rikonstruktimit të rrugës bregdetare SH8, ndalimit në Dhërmi të turit të DJ Tiesto[3], filmimit të një episodi befasues me ndikje me makina në rrugët gjarpëruese bregdetare nga Top Gear[4][5], si dhe festimit të ditëlindjeve të Bon Xhovit dhe Roger Taylor-it.[6]
Zona është një destinacion i rëndësishëm i jetës së natësekoturizmit dhe turizmit elitar. Në të gjen karakteristika të fshatrave Mesdhetarë, kalave të lashta dhe kishave Ortodokse. Në fakt, peisazhi alternohet nga qafat malore, plazhet e mrekullueshëm, fauna nënujore, shpellat dhe deri tek plantacionet me portokaj dhe limona.
Në vitin 48 p.e.s. Çezari në ndiekje të Pompeit shkeli këtu dhe urdhëroi legjionin të pushojë në Palasë. Më pas ai vazhdoi përgjatë Qafës së Llogarasëderi në një vend që më vonë u quajt Qafa e Çezarit. Si pjesë e master-planit rajonal,[7] Banka Botërore dhe institucione të tjera po financojnë projekte të infrastrukturës lokale[8][9], duke përfshirë edhe rikonstruktimin e çative dhe fasadave të shtëpive karakteristike me pamje nga Riviera

0 comments:

Post a Comment

Share Button
 
Support : Your Link | Your Link | Your Link
Copyright © 2013. Albanian Tourism Guide - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger